Monitorimi i liqeneve, ndryshimet klimatike ulin numrin e shpendëve

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:10

Monitorimi i liqeneve, ndryshimet klimatike ulin numrin e shpendëve

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:10

Ndryshimi i kushteve klimaterike dhe dimri më i butë i këtij viti ka ndikuar në rënien e numrit të shpendëve në 3 liqenet e Qarkut të Korçës. Në Liqenin e Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël këtë vit ka më pak shpendë.

Rënia e numrit të shpendëve është konstatuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, institucion i cili ka zhvilluar për të tetin vit radhazi identifikimin e shpendëve në këto tre liqeni. Identifikimi i shpendëve konsiderohet si një proces tepër i rëndësishëm për florën dhe faunën e zonës juglindore të vendit. Ajo që vihet re me shqetësim është që këtë vit për shkak të ndryshimeve klimatike nuk ka as individë të rinj.

Censusi i shpendëve zhvillohet për 2 ditë rresht në3 shtete Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe atyre të Prespës.