Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Orteku i dëborës i merr jetën 45-vjeçares në Mont Blanc teksa ecte me partnerin

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 16:40 | Bota

Një 45-vjeçare britanike ka vdekur pasi u mor përpara nga një ortek dëbore, teksa po ecte me partnerin e saj në Mont Blanc. Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës në akullnajën Argentiere, një nga akullnajat më të mëdha të vargmalit malor Mont Blanc.

Gruaja 45-vjeçare ishte duke ecur me partnerin dhe një guidë në masivin Mont Blanc në luginën Chamonix. Mont Blanc, mali më i lartë i Evropës Perëndimore, qëndron në pothuajse 16,000 këmbë dhe tërheq 20,000 alpinistë dhe skiatorë çdo vit.

Shërbimet e shpëtimit malor e gjetën britaniken të mbuluar nën dëborë, por ishte tepër vonë për ta shpëtuar. Policia ka urdhëruar hetimin e aksidentit dhe autopsinë. Sipas autoriteteve lokale, dy alpinistët e tjerë nuk u lënduan nga incidenti i tmerrshëm.

Një ortek i dytë u shkaktua sot në një zonë fqinje të skive, Brevent, dhe ka nisur kërkimi për gjetjen e viktimave të mundshme. Temperaturat më të ngrohta vitet e fundit kanë shkrirë ngricat e përhershme, duke rritur rrezikun e rënies së shkëmbinjve në rrugët më të njohura.

Në gusht, autoritetet mbyllën dy strehimore të njohura malore të përdorura nga alpinistët e Mont Blanc për shkak të rënieve të mundshme vdekjeprurëse të shkëmbinjve të lidhura me thatësirën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë