Rezistenca e japonezëve në ujin e “akullt”

Publikuar më: 15/1/2023, ora 18:51

Rezistenca e japonezëve në ujin e “akullt”

Publikuar më: 15/1/2023, ora 18:51

Besimtarët e fesë Shinto në Japoni kanë kryer edhe këtë vit ritualin e tyre të pastrimit të shpirtit, ndërsa urojnë edhe për fat në Vitin e Ri.

Një grup burrash, të mbledhur në faltoren Kanda Myojin në Tokio, kanë kryer ceremoninë vjetore. Gjysmë të zhveshur, ata kanë treguar qëndrueshmërinë e tyre në ujin e ftohtë akull, teksa e hedhin atë në kokë. Të udhëhequr nga një prift, besimtarët kryen fillimisht lutjet, ndërsa më pas morën pjesën në ritualin e njohur si Kanda Myojin. Me këtë ritual, ata besojnë se pastrojnë trupin dhe shpirtin e tyre.