Sherr brutal në mes të Manchesterit, shoferi hedh në ajër dhe përplas pas murit motoçiklistin

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:51

Sherr brutal në mes të Manchesterit, shoferi hedh në ajër dhe përplas pas murit motoçiklistin

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:51

Ky është momenti kur një shofer i tërbuar duket se “qëllimisht” godet një motoçiklist në një sulm tronditës gjatë një sherri në rrugë në Mançester.

Pamjet tregojnë një automjet që shkon me shpejtësi drejt motoçiklistit që kishte ndaluar në anë të rrugës dhe e hedh atë në ajër disa metra më tutje, duke e përplasur në një mur.

Pas ngjarjes, shoferi i “Audit” është larguar në këmbë, por ende nuk është arritur të neutralizohet nga forcat e policisë dhe as të identifikohet.

Madje, mediat britanike thonë se pak çaste pas aksidentit, shoferi është rikthyer në vendin e ngjarjes për të parë se sa është dëmtuar automjeti i tij dhe nëse kishte diçka për të marrë brenda saj.

Motoçiklisti u dërgua menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore si pasojë e plagëve të marra nga goditja brutale.