Të godasësh penalltinë me të dyja këmbët! Anulohet goli i serbit në Premier League

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:23

Të godasësh penalltinë me të dyja këmbët! Anulohet goli i serbit në Premier League

Publikuar më: 15/1/2023, ora 17:23

Newcastle mori një fitore të madhe këtë të diel në Premier League ndaj Fulham, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Suedezi Isak ishte autor i një gol në realizuar në minutat e fundit, por vendasit përfituan edhe nga një gafë fatale e sulmuesit serb të Fulham. Miqtë fituan një penallti në minutën e 69-të, të cilën e mori ta ekzekutojë Mitrovic. Ai e çoi topin në rrjetë duke e hedhur portierin në anën e kundërt, por arbitri e anuloi golin. Sulmuesi rrëshqiti aksidentalisht dhe e prekur topin me të dyja këmbët para se ta dërgonte në rrjetë, duke e bërë golin të pavlefshëm.