Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Australian Open, Nadal nis me vuajtje mbrojtjen e titullit

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 08:46 | Sporte të tjera
Australian Open, Nadal nis me vuajtje mbrojtjen e titullit

Rafael Nadal ka fituar me vështirësi në raundin e parë të Australian Open, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit të fituar vitin e kaluar në këtë Grand Slam.

Tenisti spanjoll mposhti 3-1 me sete (7-5, 2-6, 6-4 dhe 6-1) britanikun Jack Draper. Kjo ishte fitorja numër 1068 në karrierë e Nadalit, që barazon kështu Ivan Lendl si tenisti i tretë me më shumë fitore, pas Jimmy Connors (1274) dhe Roger Federer (1251).

Spanjolli do të ndeshet në raundin e dytë me amerikanin Mackenzie McDonald, që mposhti patriotin e tij Brandon Nakashima.

https://twitter.com/AustralianOpen/status/1614890142657032192

A2 CNN Livestream

Dita jonë