Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bisedë telefonike Putin-Erdogan, lideri i Kremlinit i shqetësuar për armët e Perëndimit në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 22:27 | Bota
Bisedë telefonike Putin-Erdogan, lideri i Kremlinit i shqetësuar

Në një njoftim për mediat këtë të hënë, Kremlini ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kryer një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku është diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Në njoftimin e dhënë për mediat theksohet se lideri rus ka shprehur shqetësimin e tij për armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë, e cila që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar është kthyer në fushëbetejë. Putin e ka quajtur hipokrizi të Kievit refuzimin e armëpushimit gjatë Krishtlindjes Ortodokse.

Bëhet e ditur se Erdogan është bërë ndërmjetës dhe synon të arrihet një marrëveshje mes palëve në konflikt për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, veçanërisht të plagosurve.

Rusia ka paralajmëruar sot perëndimin se furnizimi me një raund të ri armësh më të avancuara në Ukrainë nuk do ta ndryshojë rrjedhën e luftës.

“Ata po përdorin Ukrainën si një mjet për të arritur qëllimet e tyre anti-ruse”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për tanket britanike. “Këto tanke po digjen dhe do të digjen ashtu si të tjerët,” shtoi Peskov.

Kujtojmë se Britania e Madhe konfirmoi të shtunën se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2, si dhe mbështetje të tjera të avancuara artilerie në Ukrainë në javët e ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, mohoi gjithashtu ekzistencën e ndonjë konflikt midis ministrisë ruse të mbrojtjes dhe grupit mercenar Wagner.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani