E thirrën për sqarim, dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Publikuar më: 16/1/2023, ora 21:13
policia makina naten plagosje  1280x720

E thirrën për sqarim, dhunohet barbarisht mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Publikuar më: 16/1/2023, ora 21:13

Dhunohet një mësues i edukimit fizik në Tepelene. Kleanth Laçi, 59 vjeç, është dhunuar nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara. Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për nderhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.