Harry lëshoi akuza të rënda ndaj tij, reagon mes lotësh shërbyesi personal i Princeshë Dianës

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:18

Harry lëshoi akuza të rënda ndaj tij, reagon mes lotësh shërbyesi personal i Princeshë Dianës

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:18

Ish-shërbyesi i Princeshës Diana tha se shpërtheu në lot kur Princi Harry e sulmoi për kujtimet e tij, në një intervistë ekskluzive nga The Sun.  Libri i Paul Burrell, i botuar në 2003, përshkruan jetën e tij duke i shërbyer Princeshës së Uellsit dhe ndan kujtime të bukura për rritjen e Harry-t dhe William-it.

Por në librin e Harry-t, për të cilin Duka i Sussex-it iu pagua një paradhënie prej 17 milionë funtesh, Harry e akuzoi Paul se përdori vdekjen e Dianës për para. Duke i quajtur fjalët e Harrit si “budallallëqe”.

“Harry e di mirë se sa i përkushtuar kam qenë për nënën e tij. Ai ka shkuar nga bota që unë e njihja në një botë shumë të ndryshme, i ndikuar nga njerëz shumë të ndryshëm dhe personaliteti i tij ka ndryshuar. Dhe për këtë jam shumë, shumë i trishtuar. Për pak shpërtheva në lot kur pashë që ai më kishte sulmuar. Unë e kam parë të rritet. Djemtë e mi luanin me të dhe William. Ne shijonim udhëtimet ditore së bashku.”

Paul Burrell, Ish-shërbyesi i Princeshës Diana

Në vitin 2002, Paul u përball me gjyq për vjedhjen e sendeve personale nga pasuria e Dianës pas vdekjes së saj. Por, ai u lirua më pas kur vetë e ndjera Diana ndërhyri me një deklaratë dramatike, duke thënë se ajo i kishte dhënë shërbyesit të saj personal bekimin për të marrë disa sende për “ruajtje”.

Paul, i cili punoi për Dianën për një dekadë, ka ende kujtime të bukura nga fëmijëria e Harry dhe William.