Luftë e re nga Bjellorusia? Minsku dhe Moska nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Publikuar më: 16/1/2023, ora 11:16

Luftë e re nga Bjellorusia? Minsku dhe Moska nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake

Publikuar më: 16/1/2023, ora 11:16

Rusia dhe Bjellorusia nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake, ditën e hënë, duke nxitur frikën e Kievit dhe perëndimit se Moska mund të përdorë aleatin e tij për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes në Bjellorusi njoftoi se dy aleatët do të zhvillojnë stërvitje të forcavce ajrore duke shfrytëzuar të gjitha bazat e  Bjellorusisë nga 16 janari deri më 1 shkurt.

Minsku tha se trajnimi bëhet për qëllime mbrojtëse dhe se nuk do të hyjë në luftën e Rusisë në Ukrainë. E megjithatë, autoritetet atje theksojnë se situata në kufirin jugor me Ukrainën nuk ka qenë shumë e qetë dhe se Ukraina e ka provokuar Bjellorusinë.

“Ne po tregojmë përmbajtje dhe durim, në të njëjtën kohë duke ruajtur vigjilencën. Jemi gati për çdo veprim provokues nga ana e Ukrainës”, deklaroi  Pavel Muraveyko, Zv.Sekretar i Këshillit të Sigurisë në Minsk.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Bjellorusia, me presidentin Volodymyr Zelensky që kërkoi gatishmëri të lartë në kufirin me Bjellorusinë. Minsku ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake që prej nisjes së luftës më 24 shkurt, si vetëm ashtu edhe më Rusinë, e megjithatë Moska mohon t’i ketë bërë presion presidentit Lukashenko për t’u përfshirë më shumë në konflikt.

Kanale jozyrtare të monitorimit në telegram, kanë raportuar se një seri bombarduesish, helikopterësh dhe avionësh ushtarakë transporti kanë mbërritur në Bjellorusi që prej fillimit të vitit. Vetëm të dielën në vend mbërritën 8 avionë lufte dhe 4 mallrash.