Lulzim Basha vizitë në Presidencë, shoqërohet nga bashkëshortja

Publikuar më: 16/1/2023, ora 17:33

Lulzim Basha vizitë në Presidencë, shoqërohet nga bashkëshortja

Publikuar më: 16/1/2023, ora 17:33

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij kanë qenë të pranishëm pasditen e së hënës në presidencë, ku morën pjesë në ceremoninë e nderimit të Ambasadorit William G. Walker.

Ka qenë vetë Basha ai që ka ndarë një foto nga ceremonia në Presidencë, ku vlerëson kontributin e ambasadorit Walker, i cili sipas tij, u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira.

“I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.

Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Ëalker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.

E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë”, shkruan Basha përkrah fotos.