Mali i Zi cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:20
bigstock podgorica montenegro septembe 123338084 990x556

Mali i Zi cakton datën e zgjedhjeve presidenciale

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:20

Kryetarja e Parlamentit në Malin e Zi, Danijela Gjuroviç ka shpallur datën 19 mars si ditën kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Mandati i presidentit Milo Gjukanoviç, ka filluar më 20 maj 2018, kështu që dita e fundit e afatit për shpalljen e zgjedhjeve është 19 janari 2023.

Kryetari i parlamentit duhet t’i shpallë zgjedhjet për President jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit të vendit.

Kandidatët që garojnë në zgjedhjet presidenciale duhet të marrin mbi 50% të votave që të shpallen fitues që në raundin e parë, në të kundërt do të ketë një raund të dytë me 2 garuesit që morën më shumë vota.

Dy muaj më parë, parlamenti në Malin e Zi miratoi ligjin që kufizon kompetencat e presidentit Milo Gjukanoviç, situatë që solli dhe protesta në sheshet kryesore të Podgoricës.

Ndryshimet u hodhën në votim dhe u miratuan nga 41 deputetët e Frontit Demokratik pro-rus, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura.

Ndryshimet e miratuara parashikojnë mes të tjerash që nëse presidenti nuk propozon mandatar për formimin e qeverisë, atëherë mandatin e merr një kandidat që ka mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve.

Në shtator, presidenti Gjukanoviç refuzoi propozimin që Miodrag Lekiç, të jetë mandatari i ri për formimin e qeverisë, ndërsa hodhi propozimin që të shkurtohet mandati i parlamentit aktual, për t’u hapur rrugën zgjedhjeve.