Masakër në Kaliforni, përplasen grupet rivale, mes viktimave një foshnje

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:39
184715014 f4e6eedb 806d 47e8 8504 128a83878c69

Masakër në Kaliforni, përplasen grupet rivale, mes viktimave një foshnje

Publikuar më: 16/1/2023, ora 22:39

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Kaliforni, ku 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë, mes të cilëve një nënë 17 vjeçare dhe foshnja e saj 6 muajshe.

Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy grupeve rivale të shpërndarjes së drogës.

Policia është vënë në ndjekje të dy personave, të cilët dyshohet se hynë në një rezidencë në Goshen dhe hapën zjarr ndaj personave të pranishëm brenda saj.

Kur efektivët shkuan në vendngjarje gjetën dy trupa të pajetë në oborr, një në verandë dhe tre të tjerë brenda rezidencës.

Aktualisht zona është rrethuar me forca të shumta të policie të cilat po kontrollojnë për kapjen e autorëve të këtij krimi.