Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Një jetë mes librave, çfarë i bën bashkë dy dashuritë e Mynever Shuteriqit?

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 17:46 | Aktualitet
Një jetë mes librave, çfarë i bën bashkë dy

Ajo hyn me hapa të sigurt në qendrën e librit dhe leximit. Aty gjen portretin e bashkëshortit, shkrimtarit Dhimitër Shuteriqit dhe pëshpërit se ka jetuar bukur me të, një jetë mbushur me dashuri.

Mynever Shuteriqi tregon në këtë intervistë marrëdhënien e saj me librin duke e lidhur me një tjetër dashuri të përjetshme, Dhimitër Shuteriqin, madje që pa mbushur të 15-tat kur shkrimtarin veç e lexonte.

“Kur isha e vogël i kërkoja lekë babit vetëm që të blija libra të vegjël. Aty e njoha Dhimitrin. E dashurova që kur e lexoja se ai u bë i famshëm më përpara”, tregon Myneveri.

Po ai si u dashurua me ty?

“Shkova si partizane në mal dhe  sekretari i partisë më tha të punoja me të. Ne do marrim pushtetin pas luftës dhe, ai do të të mësojë. Kaq më tha”.

Dhe ata e morën pushtetin. Pas martese ai ishte shkrimtari ndërsa ajo shefe e sektorit të propagandës. Intervista për propagandën dhe për letërsinë: “I kam takuar edhe në këtë kohë njerëzit me të cilët kam punuar dhe më thonë, asnjëherë s’kemi pas vërejtje për ty”, shtoi ajo.

Por, ajo ka një vërejtje për brezin e ri, që tanimë nuk lexon edhe aq shumë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani