Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Për herë të parë zhvillohet kampionati amator i Ping-Pongut, 100 pjesëmarrës

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 13:09 | Sporte të tjera
Për herë të parë zhvillohet kampionati amator i Ping-Pongut,

Në Shqipëri nuk ka vetëm futboll, volejboll apo basketboll, ka dhe Ping-Pong, një sport që me shumë vështirësi kërkon të kthehet te lavdia.

“Sfido pasionin!”. Me këtë slogan u mbajt  për herë të parë në Tiranë, kampionati individual amator në Ping-Pong. Reth 100 pasionantë të këtij sporti u mblodhën në një nga palestrat në kryeqytet për t’u përballur me njëri-tjetrin në një event që bëri bashkë 7 qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në fund, kampione për femra doli Rashela Mali nga Tirana, ndërsa për meshkuj në një rivalitet të fortë u shpall, Donald Cini nga Lezha.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet nuk do të jetë i fundit pasi shumë shpejt do të organizojë dhe gara të tjera për masivizimin e Ping-Pongut në vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë