“Performanca më e mirë Spiropali, më e dobët Xhaçka”, Rama mbledh grupin e PS

Publikuar më: 16/1/2023, ora 10:31
10 NENTOR PAMJE SELIA PS frame 43603 1280x720

“Performanca më e mirë Spiropali, më e dobët Xhaçka”, Rama mbledh grupin e PS

Publikuar më: 16/1/2023, ora 10:31

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mbledhjen e parë të grupit të PS-së, para seancës plenare. Ai i ka uruar mirëseardhjen edhe deputetit shkodran Agron Çela, i cili merr pjesë në mbledhjen e parë të grupit.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Rama ka bërë një analizë të performancës së ministrave në raport me parlamentin në lidhje me aktivizimin dhe prezencën.

Sipas tij, performancën më të mirë e ka ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa performanca më e dobët është për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.