Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Policia e Kosovës ndalon të riun dhe i gjen mbi 18 kilogramë drogë në makinë dhe shtëpi

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 18:41 | Kosova
Policia e Kosovës ndalon të riun dhe i gjen mbi 18 kilogramë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot ka ndaluar veturën tip “Golf 3” me targa të Kosovës, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale V.K. (1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Prishtinë është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.

Në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 18 kg e 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një veturë  me targa vendore dhe një telefon.

Gjatë kontrollit të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K, 1994 dhe S.S, 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici. Në realizim të këtij operacioni policor antidroga në Prishtinë është mbështetur edhe nga Njësia K9 dhe Njësia e Krim Teknikes Regjionale-Prishtinë.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë