Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Berisha: Përpjekje mafioze për ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 12:12 | Politikë
Berisha: Përpjekje mafioze për ndikim mbi Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje para mediave denoncoi atë që e quajti “përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Olta Xhaçkës, për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”.

“Denoncoj përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Olta Xhaçkës, për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre. Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore dhe antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Kushtetueses, me qëllim që të përligjin grabitjen nëpërmjet firmës së Edi Ramës, nga Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, të statusit të investitorit strategjik me së paku 5 milionë euro favore”, tha Berisha.

“Kushtetuta ka qindra nene, por njëri nga këto është neni i artë i saj, që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat të pasurohen nga pasuritë publike, gjatë periudhës që ushtrojnë detyrën. Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante. Unë jam këtu para jush për t’u bërë thirrje gjykatësve, të gjykojnë nesër me paanësi, bazuar në ndërgjegjen e tyre, mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit. Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës”, theksoi Berisha.

https://a2news.com/2023/01/03/perplasja-rinis-nga-kushtetuesja-mandati-i-olta-xhackes-dhe-butrinti-pranohen-nga-gjykata/

A2 CNN Livestream

Dita jonë