Elita botërore mblidhet në Davos, po ashtu edhe prostitutat

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:09
davos 1 1280x720

Elita botërore mblidhet në Davos, po ashtu edhe prostitutat

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:09

Elita botërore do të mblidhet për të diskutuar problemet e planetit në Samitin e Davosit, por në resortin zviceran do të grumbullohen edhe prostitutat. Kërkesa për punëtoret e seksit është tepër e lartë çdo vit në këtë vend, në periudhën kur liderët botërorë dhe biznesmenët e mëdhenj vijnë nga çdo cep i botës.

Eskortat qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj dhe asistentët e tyre, gjatë samitit 5-ditor.

Për gazetën gjermane “Bild”, një nga prostitutat thotë që qarkullon e veshur me kostum, në mënyrë që të mos dallohet, pavarësisht se në Zvicër prostitucioni është i ligjshëm. Gjithashtu, ajo tha se në Davos takohet gjithmonë me një amerikan, që edhe këtë vit do të jetë mes 2700 personave që do të jenë të pranishëm në konferenca.

Për “Bild”, ajo ka zbuluar edhe çmimin: “700 euro për një orë dhe 2300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit deri në Davos”.

Ndërsa menaxherja e një shërbimi eskortash në Aargau, pranë Davosit, thotë për “20 Minuten” se deri tani ka marrë 11 prenotime dhe 25 kërkesa, ndërsa pret që të ketë edhe shumë të tjera këtë javë.

“Marrim edhe prenotime për festa nëpër suita hotelesh”, shprehet ajo.

Në vitin 2020, një hetim i “The Times” gjeti se të paktën 100 prostituta udhëtojnë në Davos për samitin.