Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Flet njeriu që arrestoi mafiozin e Cosa Nostra: I shkova civil, nuk fshihem unë

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 22:57 | Bota

Arrestimi i kryemafiozit Matteo Messina Denaro vijon të bëjë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm. Bosi i organizatës famëkeqe të Cosa Nostra, u arrestua në një klinikë private në Palermo pas 30 vitesh në arrati.

Mbi 100 pjesëtarë të forcave të armatosura thuhet të jenë përfshirë në arrestimin e tij. Sipas dëshmive i shumëkërkuari kishte tentuar fillimisht të arratisej, por është ndaluar nga karabinierët. Por kush e drejtoi operacionin e bujshëm? Ai është Lucio Arcidiacono, kreu i grupit të operacioneve speciale, i cili ju vetëm është identifikuar, por madje dhe ka folur për mediat italiane, duke treguar detaje nga operacioni.

Arcidiacono ka vlerësuar mosdekonspirimin e operacionit, ndërsa është shprehur se ka shkuar civil dhe nuk fshihet, pavarësisht rrezikut që mund t’i kanoset nga mafia.

“E njoha menjëherë, në mënyrë të qartë nga shumë të dhëna që kishin për pamjen e tij fizike. Ai nuk e priste operacionin e policisë, nuk dyshonte për operacionin. Nuk dyshonin as bashkëpunëtorët e tij. Ishte një operacion kompleks që u finalizua edhe fal ruajtjes së sekretit. Nuk u dekonspirua. I shkova civil. Nuk fshihem unë”, u shpreh ai për mediat italiane.

Matteo Messina Denaro është gjykuar dhe është dënuar në mungesë, më burgim të përjetshëm, për një numër vrasjesh. Mes tyre përfshihet vrasja e prokurorëve antimafias Giovanni Falconne dhe Paolo Borsellino në vitin 1992, sulmet vdekjeprurëse me bombë në 1993-shin në Milano, Firence dhe Romë, e gjithashtu rrëmbime, torturë dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi të kthyer në dëshmitar shtetëror.

https://a2news.com/2023/01/17/zbulohet-foleja-e-bosit-mafioz-matteo-messina-denaro-policia-kerkon-dokumentet-qe-i-la-trashegim-toto-riina/?foto=7
https://a2news.com/2023/01/16/po-mbante-radhen-per-te-bere-tamponin-zbulohen-fjalet-e-para-te-matteo-messina-denaro-pas-arrestimit/?foto=4
https://a2news.com/2023/01/17/arrestimi-i-diabolik-gjendet-nje-mesazh-ne-varrin-e-falcones/

A2 CNN Livestream

Dita jonë