Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ivana Knoll “braktis” sportin dhe çmend fansat e saj me fotot e fundit nga pushimet në Maldive

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 21:14 | Showbiz

Modelja e njohur kroate, e bërë e famshme pas Botërorit të Katarit, e që u cilësua si “tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës”, ka postuar një set fotosh të nxehta nga pushimet e saj në Maldive.

Ajo i ndau fotot e nxehta me 3.6 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” dhe reagimet ishin të panumërta dhe të menjëhershme, pasi postimi u pëlqye mbi 68 mijë herë në vetëm një orë.

Modelja kroate publikoi gjithashtu edhe disa momente nga brenda një klubi nate, ku shfaqej provokuese, si gjithmonë.

Knoll fitoi famë gjatë Kupës së Botës në Katar pasi u pa shpeshherë e veshur me veshje provokuese, pavarësisht rregullave të rrepta në vendin mikpritës të Botërorit.

Ajo udhëtoi në Kupën e Botës për të mbështetur kombin e saj Kroacinë, për të cilën ajo argumenton se është "tifozja më e madhe".

Në fillim të kësaj jave ajo tregoi figurën e saj duke postuar një video të saj me bikini në rrjetet sociale.

Knoll gjithashtu mahniti fansat kohët e fundit teksa zbuloi se ish-boksieri i botës në peshën e rëndë Wladimir Klitschko është dashuria e saj sekrete.

https://a2news.com/2023/01/10/diva-e-katarit-braktis-futbollin-per-lojerat-me-dore/
https://a2news.com/2022/12/26/provokuese-me-pizhama-si-i-festoi-ivana-knoll-krishtlindjen-e-saj/
https://a2news.com/2022/12/16/tifozja-kroate-arrin-3-milione-ndjekes-dhe-feston-me-nje-foto-nga-shkretetira-e-nxehte/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani