Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lorenc Trashi, futbollisti më i ri i Ballkanit

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 11:55 | Futboll
Lorenc Trashi, futbollisti më i ri i Ballkanit

Lorenc Trashi është futbollisti më i ri i skuadrës së Ballkanit. Edhe pse u përfol shumë lidhur me një rikthim të tij te “Demat e kuq”, në fund Trashi ka zgjedhur Kosovën për të vijuar karrierën e tij.

Siç bëhet me dije, lojtari ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin për 1 vit e gjysmë, nga e cila futbollisti nga Gramshi do të përfitojë 7000 euro në muaj.

Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, por edhe vetë trajneri Ilir Daja, duket se e kanë bindur lojtarin për t’i thënë po aventurës së tij në Kosovë, edhe pse për futbollistin kishte interes nga shumë klube në Shqipëri.

Pritet që shumë shpejt, Trashi t’i bashkohet skuadrës në Antalia të Turqisë, aty ku ekipi po zhvillon dhe fazën përgatitore. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani