Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Në sinkron me partnerët”, drafti i ri i amnistisë po punohet me ekspertë europianë

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 16:59 | Ekonomi
“Në sinkron me partnerët”, drafti i ri i amnistisë po

Amnistia fiskale do të bëhet me asistencën e ndërkombëtarëve. Në përpjekje për të mos hasur më rezistencë nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe apo organizmat e tjerë të huaj, që i druhen shfrytëzimit të ligjit për pastrim parash, qeveria ka deklaruar se po rishikon draftin e amnistisë, sipas rekomandimeve të partnerëve.

I pyetur nëse qeveria është konsultuar me Bankën e Shqipërisë për draftin e ri, guvernatori Sejko përsëriti qëndrimin se nisma do të ketë rol të rëndësishëm në formalizimin e ekonomisë.

Rreziku i pastrimit të parave është shqetësimi kryesor i shprehur, jo vetëm nga partnerët e huaj, por edhe grupet shqiptare të interesit. Ndaj kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se parandalimi dhe zbulimi i kësaj vepre, do të marrë vëmendjen maksimale të institucionit që ai drejton.

Komentet e zyrtarëve të lartë u bënë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje trepalëshe midis Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme për koordinimin në luftën ndaj falsifikimit të kartëmonedhave. Shifrat e falsifikimeve kanë rënë ndjeshëm përgjatë viteve të fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë