Neymar cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit

Publikuar më: 17/1/2023, ora 21:33
neymar 1 689x720

Neymar cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit

Publikuar më: 17/1/2023, ora 21:33

Një gazetar francez e ka cilësuar Neymarin si dështimin më të madh në histori të futbollit, pas humbjes së dytë të sezonit të Paris Saint-Germain në kampionatin francez. PSG u mposht 1:0 nga Rennes në mbrëmjen e së dielës pavarësisht se kishte Neymarin dhe Lionel Messin në fushë.

Lideri i Ligue 1 ishte i dobët në sulm dhe tani ka vetëm tre pikë më shumë se skuadra e Lens që zë vendin e dytë, pavarësisht se kishte një diferencë më të madhe të pikëve para fillimit të Kupës së Botës.

Neymar në veçanti ka marrë kritika të forta pas paraqitjeve tejet të dobëta që nga kthimi nga Katari. 30-vjeçari u përjashtua me të kuq në fitoren 2:1 kundër Strasbourgut në dhjetor, dhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit që prej rikthimit nga suspendimi i tij.

Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017 për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh, duke e ndihmuar gjigantin francez drejt katër titujve dhe një finaleje të Ligës së Kampionëve në vitin 2020.

Forma e tij gjatë asaj kohe ka mbetur e qëndrueshme, megjithëse mund të argumentohet se dështimi i PSG-së në Evropë është një e metë në karrierën e tij. Po ashtu, Neymar u akuzua se kishte përdorur pjesën e parë të këtij sezoni, në të cilën shënoi 11 gola në Ligue 1, për stërvitje për Kupën e Botës.

PSG rikthehet në aksion të enjten në një ndeshje miqësore kundër yjeve të Arabisë Saudite, duke përfshirë këtu sulmuesin e ri të Al Nassrit, dhe oesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.