Përmbyset autobusi dykatësh në Britani, raportohen mbi 100 incidente për shkak të motit

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:32

Përmbyset autobusi dykatësh në Britani, raportohen mbi 100 incidente për shkak të motit

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:32

Dhjetëra pasagjerë janë plagosur dhe disa janë dërguar në spital pasi një autobus dykatësh me 70 persona u përmbys në Somerset në Anglinë jugperëndimore.

Mediat britanike raportojnë se aksidenti ndodhi të martën në mëngjes, teksa autobusi po çonte punëtorët në stacionin bërthamor të Hinkley Point C, ndërsa në të u përfshi edhe një motoçiklist.

Një numër i konsiderueshëm ekuipazhesh policie, zjarrfikëse dhe ambulancash u dërguan  në vendngjarje në Bridgwater, ndërsa 54 pacientë u kontrolluan nga mjekët dhe 26 u trajtuan për lëndime në këmbë. Autoritetet vendase kanë nisur hetimin për shkakun e aksidentit dhe po punojnë ngushtë me shërbimet e urgjencës.

Më herët, Policia paralajmëroi për kushte të këqija të motit dhe prezencë të akullit në rrugë. A39 është një rrugë kryesore rreth Quantocks, që lidh M5 me vende si Minehead dhe Exmoor dhe është gjithashtu një rrugë kyçe për njerëzit që punojnë në stacionin e energjisë bërthamore. Për momentin, udhëtimi në këtë aks rrugor është pezulluar.

Moti i keq me temperatura të ulëta ka përfshirë Britaninë, ku janë raportuar më shumë se 100 incidente të lidhura me rrugët në pesë orë.