Projektligji kalon në komision, punonjësit e administratës që dëmtojnë buxhetin, do t’a paguajnë dëmin

Publikuar më: 17/1/2023, ora 23:10

Projektligji kalon në komision, punonjësit e administratës që dëmtojnë buxhetin, do t’a paguajnë dëmin

Publikuar më: 17/1/2023, ora 23:10

Rasti i Gjon Ndrejat, shkarkimi nga detyra i të cilit vite më parë u vlerësua si i padrejtë nga Gjykata duke e dëmshpërblyer për gati një dekadë është nga qindrave të tillave çdo muaj.

Një projektligj i hartuar nga deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, depozituar e marrë në shqyrtim nga komisionet e Kuvendit synon të dekurajojë fenomenin e shkarkimeve të padrejta nga puna, të cilat i kushtojnë milionë euro çdo vit Buxhetit të Shtetit.

“Me anë të këtij ligji, ne përmirësojmë ndjeshëm në kulturën e ndëshkueshmërisë. Kjo pasi vitet e fundit ka një kulturë pandëshkueshmërisë në rritje në vendin tonë”, u shpreh Bujar Leskaj, deputet i Partisë Demokratike.

Nisma e deputetit demokrat gjeti pëlqimin e të përfaqësuesve të socialistëve, të cilët ngritën disa pikëpyetje mbi auditimet e brendshme të institucioneve.

Projektligji u mirëpritet edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit në komision, të cilët kërkuan më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar përmbajtjen. Sipas relacionit të projektligjit, publike çdo punonjës publik, i cili gjatë punës ose jashtë saj, me dashje ose nga pakujdesia, i shkakton një dëm pasuror interesave të subjektit publik, është i detyruar të shpërblejë dëmin e shkaktuar.