“Qëndrimi i Ramës ndaj Vuçiçit tradhti kombëtare”, Peleshi debat me demokratët: Mbajmë një linjë me NATO-n

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:53
ff 31 1280x720

“Qëndrimi i Ramës ndaj Vuçiçit tradhti kombëtare”, Peleshi debat me demokratët: Mbajmë një linjë me NATO-n

Publikuar më: 17/1/2023, ora 13:53

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është thirrur pasditen e së martës në Komisionin e Sigurisë, në një seancë dëgjimore me deputetët e opozitës.

Në këtë seancë, ministri Peleshi është përballur me akuzat e deputetëve demokratë të cilët e akuzojnë qeverinë Rama për mbajtjen e një qëndrimi “prej struci” ndaj deklaratave të bëra nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në kuadër të tensioneve në veri të Kosovës.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, 17 Janar 2023

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, 17 Janar 2023- Miratim i kalendarit 3-javor për periudhën 17 janar – 04 shkurt 2023- Miratim i proçesverbaleve të datave 25, 27, 28, 31 tetor 2, 11, 15 nëntor 2022 – Shqyrtim në parim i Projektligjit “Për disa shtesa dhendryshime në ligjin nr.59/2014. “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosuratë Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ora 11:00 – Seancë dëgjimore me Ministrin e Mbrojtjes kërkuar nga deputetët eGrupit Parlamentar të Partisë Demokratike anëtar të Komisionit për SigurinëKombëtare mbi situatën në Veri të Kosovës. Ora 12:00- Seancë dëgjimore me ShISh kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PartisëDemokratike anëtar të Komisionit për Sigurinë Kombëtare mbi situatën në Veri të Kosovës.

Posted by Kuvendi i Shqipërisë on Monday, January 16, 2023

Qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama për çështjet e sigurisë në Kosovë, deputeti demokrat Flamur Noka e ka cilësuar tradhti kombëtare.

“Qeveria e Shqipërisë ka luajtur rolin e strucit. Kryeministri ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi politik dhe njerëzor….Dashuri patetike për Vuçiç dhe qëndrimin e Rusisë është tradhëti kombëtare. Ai deklaroi se do të dërgonte 1000 trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci. Nuk bën asnjë deklaratë për kundër Vuçiçit dhe kemi parë qëndrime kundër ministrave të Kosovës”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.

Nga ana tjetër, ministri Niko Peleshi theksoi që Shqipëria është e para që reagon për çështje të Kosovës, por shtoi ai, “tonet janë gjithnjë në përputhje me ato të NATO-s.”

“Nuk është e drejtë të spekulohet që Shqipëria nuk ka qenë aty kur Kosova ka pasur nevojë për mbështetjeje. Çdo përpjekje dhe veprim i yni është i koordinuar me NATO-n,” theksoi ministri.

Deputetët demokratë kërkuan nga ministri Peleshi që të tregojë më shumë sensibilitet për çështjen dhe të mos flasë, siç u shprehën ata, në mënyrë teknike.

Kurse, ministri Peleshi theksoi se ngritje armësh nga ana e Shqipërisë nuk do të ketë ndërsa shtoi se “përkëdhelje” të Serbisë nuk ka pasur.

“Do t’ju lutesha të bëni politikë, por jo duke marrë copëza të fjalëve të miat duke i montuar siç doni vetë. Nëse prisni të ngremë armët e t’i bashkohemi FSK-së kjo nuk do të ndodhë. Ne e ruajmë sigurinë e Kosovës në kuadrin e NATO-s. Tonet i kalkulojmë në përputhje me aleancën. Nuk mund t’i hedhim benzinë zjarrit. Nuk ka përkëdhelje të Serbisë. Qeveria shqiptare është e para që reagon por tonet janë ato të një vendi të NATO-s.”