Rritja ekonomike e Kinës dhe popullsia në vitin 2022 shënojnë nivelin më të ulët në histori

Publikuar më: 17/1/2023, ora 07:36
kina 3 1280x720

Rritja ekonomike e Kinës dhe popullsia në vitin 2022 shënojnë nivelin më të ulët në histori

Publikuar më: 17/1/2023, ora 07:36

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët 6.77 lindje për 1000 gra. Në vitin 2022, popullsia 1.4118 miliardë ra me 850 000 nga 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që përshkruhet si një epokë e rritjes negative të popullsisë.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan numrin e lindjeve për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 me 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurrte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Po kështu edhe rritja ekonomike e Kinës në vitin 2022 regjistroi nivelet më të ulëta në 40 vjet, pasi tremujori i katërt u godit rëndë nga kufizimet e rrepta të COVID dhe një rënie e tregut të pronave.

Kang Yi, kreu i Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, njoftoi në një konferencë shtypi se PBB-ja e vitit 2022 ishte zgjeruar me 3.0%, niveli më i keq që nga viti 1976, viti i fundit i Revolucionit Kulturor dhjetëvjeçar që shkatërroi ekonominë.