Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vuçiç i kundërvihet Putin: Boll rekrutuat serbë për luftën tuaj

Nga A2 CNN
17 Janar 2023, 20:42 | Bota
Vuçiç i kundërvihet Putin: Boll rekrutuat serbë për

Në një reagim të papritur, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kërkoi aleatit të saj Rusisë, të ndalë përpjekjet për rekrutimin e qytetarëve serbë për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Ëagner në Ukrainë

Sipas Zërit të Amerikës, lideri serb kritikoi fushatën online të Rusisë në rrjetet sociale, ku ftohen serbët t’i bashkohen grupit famëkeq të Wagner, që konsiderohet nga ekspertët perëndimorë, si ushtria personale e Putin.

“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb gjatë një interviste.

Presidenti serb mohoi akuzat se grupi Wagner është i pranishëm në Serbi ku organizatat pro-Kremlinit dhe ato ultranacionaliste e kanë mbështetur agresionin mbi Ukrainën.

Ai i cilësoi si gënjeshtra lajmet se pjesëtarë të Wagner ishin të pranishëm në veriun e Kosovës përgjatë tensioneve të muajit dhjetor, kur grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani