Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Cilët janë kandidatët për të marrë vendin e Messina Denaro, kreut të Cosa Nostra

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 11:13 | Bota

Matteo Messina Denaro, i cilësuar si bosi i bosëve te Cosa Nostra në Siçili, u kap dy ditë më parë në rrethanat më te çuditshme, teksa po bënte një vizitë në një klinikë private në Palermo, pak metra nga komisariati i policisë.

Por tani që pas tri dekadash njeriu më i kërkuar në Itali dhe jo vetëm ka një profil të caktuar, organizata mafioze më e njohur ka nevojë për një lider të ri.

Profili i tij nuk është i thjeshtë, nga momenti që kandidatët e mundshëm jo vetëm që fshihen prej vitesh, por edhe pse tashmë Cosa Nostra është ndarë në dhjetëra dhe ndoshta qindra familje që kontrollojnë territore gjithmonë e më të vogla, bashkëpunojnë mes tyre, por janë gjithmonë e më shumë skeptik mbi një lidership të mirëfilltë.

Messina Denaro ishte ndoshta personazhi i fundit që lidhte mafien tradicionale të lidhur me bosat si Toto Riina dhe Bernardo Provenzano, me situatën e sotme, aq të fragmentizuar.

Sipas autoriteteve antimafia italiane, në 2018 familjet më të mëdha, kishin tentuar të zëvendësonin Messina Denaro, i cili nuk kishte prejardhjen nga zona e Palermos që gjithmonë ka dominuar Cosa Nostra, me bosin Settimo Mineo, i cili u arrestua pak më vonë, diçka që mbajti ende Messina Denaron në fuqi.

Kandidatët e sotëm identifikohen në disa elemente të gjeneratës së vjetër dhe disa të rinj ambiciozë.

I pari është Giovanni Motisi, ose i njohur me nofkën Pacchione, “trashaluqi”, i cili është zhdukur nga viti 1998 dhe po të ishte gjallë do të kishte rreth 60 vjeç. Bosi i klanit Pagliarelli, Motisi filloi karrierën  e tij si killer i preferuar i superbosit Toto Riina.

Nga gjenerata e vjetër shpresa ka edhe Stefano Fidanzati, i klanit me të njëjtin emër që kontrollojnë narkotrafikun e Cosa Nostra, duke ndërtuar një perandori që tejkalon Palermon dhe Sicilinë, dhe ka baza në Milano dhe jashtë shtetit.

Nga të rinjtë, spikasin Giuseppe Autieri, i rritur nën hijen e bosit Calogero Lo Presti, arkëtari i një prej klaneve më të pasura të Palermos.

Nga të rinjtë shquhet edhe Sandro Capizzi, djali i bosit Benedetto Capizzi i klanit të Santa Maria di Gesu, klani i armikut të madh të Toto Riinës, “princi” Stefano Bontate, një nga personazhet më interesante të Cosa Nostra, i masakruar në vitin 1981 nga klani i Korleonezëve.

https://a2news.com/2023/01/16/arrestohet-matteo-messina-denaro-bosi-me-i-madh-i-cosa-nostra/
https://a2news.com/2023/01/16/matteo-messina-denaro-u-kap-kush-jane-tani-4-njerezit-me-te-kerkuar-ne-itali/
https://a2news.com/2023/01/17/zbulohet-foleja-e-bosit-mafioz-matteo-messina-denaro-policia-kerkon-dokumentet-qe-i-la-trashegim-toto-riina/

A2 CNN Livestream

Dita jonë