Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Çmimi në bursa ishte njëlloj si sot”, eksperti: Në tetor 2021, hidrokarburet ishin 174.5 lekë/ litri

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 22:07 | Ekonomi
“Çmimi në bursa ishte njëlloj si sot”, eksperti:

Këtë mbrëmje në “A2 Business” po diskutohet për çmimet e karburanteve dhe energjinë në Shqipëri.

Ndërsa diskutohej për faktin se vendi ynë ka çmimin më të lartë të karburanteve në rajon, Azmer Duleviç, inxhinier dhe ekspert për ekonominë theksoi se çmimet duhen krahasuar me periudha të shkuara kur kanë qenë në vlera të njëjta në tregjet ndërkombëtare.

Dulevic solli si shembull tetorin e vitit 2021 kur, sipas tij, çmimet në bursën ndërkombëtare kanë qenë të njëjtat me sot, por çmimet në vend kanë qenë 174.5 lekë për litër.

Ndërsa citon operatorët e tregut, ai thotë se nëse nuk do të ishte Bordi i Transparencës, çmimi i hidrokarbureve do të ishte 5 për qind më i lirë.

“Zv/ministri Bejtja ka të drejtë kur i referohet rritjes së çmimit të hidrokarbureve. Por ajo që duhet thënë, sepse nafta e përpunuar nuk llogaritet brandi, është e vërtetë bie brandi, por janë rritur gasoili, benzina dhe nafta e përpunuar. Por ajo që duhet thënë, ne marrim krahasimin e momentit ku jemi me tetorin e 2021. Nga një navigim që kam bërë së fundmi, më rezulton se në tetor 2021, çmimi i hidrokarbureve ka qenë në të njëjtat nivele që është sot në bursë, por çmimi i hidrokarbureve në vendin tonë në atë kohë ka qenë 174.5 lekë për litër. Nëse flasim për rritje të çmimeve duhet ta krahasojmë me këtë moment. Në këtë lloj forme mund të japim përgjigje duke dhënë këtë krahasim. Është vendimmarrje e bordit, dhe nga vetë përfaqësuesit e shoqatave, operatorëve është thënë se nëse nuk do të ishte bordi, çmimi i hidrokarbureve do të ishte rreth 5 për qind më i lirë.”

Nga ana tjetër, eksperti për ekonominë Klodian Moço theksoi se sot nuk ka një transparencë se cilët janë anëtarët e bordit.

Ilir Bejtja: Janë bashkëdrejtorët nga dy ministra, i Financës dhe i Energjisë. Në shumicë entet publik dhe pesë përfaqësues nga shoqata e bizneseve të naftës.

Moço: "Një nga anëtarët përbërës kontrollon 53% të tregut apo jo?"

Bejtja: Ai është i zgjedhur në shoqatë, nuk përfaqëson një biznes.

Moço: Anëtari i dytë shton 22 për qind të tregut.

Zëvendësministri i Infrastrukturës Bejtja shpjegoi se Bordi mblidhet të paktën dy herë në javë dhe verifikon nëse ka ndryshme të rëndësishme të çmimit, me 2-3 lekë. Nëse nuk ka mbledhje do të thotë se nuk ka pasur ndryshim të rëndësishëm në çmim.

https://a2news.com/2023/01/18/pse-bordi-i-transparences-rriti-cmimin-e-karburanteve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë