Dialogu Serbi-Kosovë, Begaj: S’kemi harruar kush është agresori

Publikuar më: 18/1/2023, ora 20:01

Dialogu Serbi-Kosovë, Begaj: S’kemi harruar kush është agresori

Publikuar më: 18/1/2023, ora 20:01

Para diplomatëve të huaj në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se shqiptarët do të mbeten një faktor paqeje në Ballkan.

Duke evidentuar rrezikun që iu kanos Ballkanit nga barrikadat serbë në veri të Kosovës, kreu i shtetit konfirmoi mbështetje për dialogun Serbi-Kosovë. Presidenti Begaj nënvizoi se “nuk harrojmë vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar” dhe sugjeroi që pala serbe të kërkojë ndjesë për agresionin.

“Shqiptarët do të mbeten faktorë paqeje në Ballkan. Ndërsa flasim për konflikt nuk kam ndërmend të kalojë heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh me barrikadat. Nuk mund të them se provokimi me barrikadat e vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë ka të bëjë me një logjikë agresioni të Serbisë të ngjashëm skenarin në Ukrainë, por një gjë është e qartë se çdo acarim në Ballkan i shërben agresorit. Ne e mbështesim dialogun Serbi-Kosovë, por nuk e harrojmë agresorin”, tha Begaj.