Eliminim dramatik, Napoli mundet nga Cremonese dhe mbyll rrugëtimin në kupën e Italisë

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:28
3528650 71920168 2560 1440

Eliminim dramatik, Napoli mundet nga Cremonese dhe mbyll rrugëtimin në kupën e Italisë

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:28

Pas eliminimit të Milanit nga Kupa e Italisë, surprizat vazhdojnë. Këtë herë, radha ishte e Napolit, që pas dominimit në kampionat, i befasoi të gjithë në Kupë ku u eliminua në fazën e 1/8-a nga Cremonese.

Në një ndeshje të bukur dhe tejet emocionuese 120 minuta përfunduan me rezultatin e barabarte 2-2.  Që në fillim, miqtë u panë më kërcënues dhe në minutën e 13, kaluan në avantazh me Pikëll.

Megjithatë, spektakli në këtë sfidë sapo kishte nisur. Napolitanët u hodhën të gjithë në sulm me raste të njëpasnjëshme, derisa Juan Jesus gjeti rrjetën dhe vendosi ekuilibrat në fushë. Pas tij, vetëm 3 minuta më vonë radha ishte e Simeones që të realizonte dhe të përmbyste rezultatin.

Për miqtë nga Cremonese, asgjë nuk kishte mbaruar këtu. Kur dukej se sfida po shkonte drejt përfundimit, në minutën e 87-të erdhi dhe goli barazimit me protagonist Afena. Kaq mjaftoi që dy skuadrat të shkonin në shtesë, por as aty nuk kishte një fitues.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga skuadra e Spalletit në fund gjithçka u vend nga 11-metërshat, aty ku Cremonese u tregua më e saktë dhe siguroi biletën në çerekfinale. I vetmi që gaboi për napolitanët ishte Lobotka çfarë i kushtoi dhe eliminim dramatik Napolit. Tanimë skuadra e Spalletit fokusin e ka vetëm në kampionat, aty ku udhëheq me 9 pikë diferencë pa lënë në një anë dhe duelet e Champions League ku do të përballet me Eintracht Frankfurt.