Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

I preu kokën gruas, dënohet me 8 vite pasi e falën prindërit e saj

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 19:11 | Bota
I preu kokën gruas, dënohet me 8 vite pasi e falën prindërit

Një burrë që vrau në mënyrë makabre gruan e tij 17-vjeçare duke i prerë kokën është dënuar me 8 vjet burg në Iran, në një vendim që pritet të shkaktojë sërish revolta në vend.

Kjo edhe pasi imazhet e Sajjad Heydarit që mbante kokën e prerë të Monës në Ahvaz pas "vrasjes për nder" vitin e kaluar shkaktuan zemërim të gjerë në opinionin publik.

Një zëdhënës i gjyqësorit tha dënimi me kaq pak vite burg erdhi pasi prindërit e Monës e kishin falur autorin për vrasjen në vend që të kërkonin hakmarrje.

Mona ishte e martuar me burrin e saj që 12-vjeç dhe solli në jetë djalin e tyre kur ishte vetëm 14 vjeç. Mediat raportojnë se ajo u arratis në Turqi për shkak të dhunës nga bashkëshorti, i cili kishte refuzuar kërkesën për divorc.

Ajo u kthye në Iran disa ditë para vrasjes shkurtin e kaluar, sepse kishte marrë garanci nga familja e saj se do të ishte e sigurt.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Massoud Setayeshi u tha gazetarëve se Sajjad Heydari ishte dënuar me 7 vjet e gjysmë burg për vrasje dhe me tetë muaj të tjerë për sulm. Ai shpjegoi se vendimi ishte në përputhje me ligjin iranian, sipas të cilit vrasja me dashje dënohet me vdekje nëse familja e viktimës nuk e fal vrasësin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani