Interi rrëmben trofeun e parë sezonal, Milani i shpërfytyruar

Publikuar më: 18/1/2023, ora 22:09
inter

Interi rrëmben trofeun e parë sezonal, Milani i shpërfytyruar

Publikuar më: 18/1/2023, ora 22:09

Interi ka fituar Superkupën e Italisë pasi triumfoi në derbin ndaj Milanit 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Zikaltrit dominuan totalisht takimin, ndërsa përfituan edhe nga një mbrojtje inekzistente e kuqezinjve. Dimarco dhe Dzeko shënuan dy herë brenda 21 minutave të para. Ndërkohë, Milani nuk kishte fuqi për të reaguar, duke treguar një formë të dobët, me të cilën është paraqitur edhe në ndeshjet e fundit në Serie A.

Në pjesën e dytë, atëherë kur pritej një reagim nga skuadra e Piolit, Martinez realizon edhe golin e tretë për Interin, duke vulosur suksesin në derbi dhe kupën e parë sezonale për ziklatrit.

Në minutën e 84-rt, Inzaghi aktivizoi edhe Asllanin, i cili zhvilloi minuta të mira dhe u bë pjesë e këtij suksesi të Interit.