Ky është Andrea Bonafede, gjeometri që i “dha borxh” identitetin e tij bosit mafioz Matteo Messina Denaro

Publikuar më: 18/1/2023, ora 18:46
ff 4 1 1280x720

Ky është Andrea Bonafede, gjeometri që i “dha borxh” identitetin e tij bosit mafioz Matteo Messina Denaro

Publikuar më: 18/1/2023, ora 18:46

Kjo është fytyra ( në foton në të djathtë) e Andrea Bonafede-s së vërtetë, gjeometrit i cili i “dha borxh” identitetin e tij Matteo Messina Denaro-s.

Sipas raportimeve, ai ra në kontakt për herë të parë me bosin e mafias një vit më parë. Pra, janarin e vitit të shkuar, sipas asaj që Bonafede u tha vetë hetuesve kur u pyet se kur u takuan për herë të parë.

Në këtë takim, sipas mediave italiane gjeometri ndau vetëm detaje të pakëta me Messina Denaro-n në Campobello di Mazara.

Po ashtu Bonafede ka treguar se bosi i Mafias siçiliane i kërkoi që të blinte një shtëpi në rrugicën San Vito ku ai jetoi më pas deri në ditën kur u arrestua. Blerja e shtëpisë u mbyll në qershor të vitit 2022.

Kjo do të thotë se Messina Denaro ka qenë duke lëvizur në zonën Campobello di Mazara për të paktën një vit.