Liverpool jep shenja jete

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:39

Liverpool jep shenja jete

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:39

Liverpool fitoi minimalisht sfidën e turit të tretë të FA Cup, përballë Wolverhampton.

Kjo ishte përballja e dytë ndërmjet skuadrave, pas barazimit në sfidën e parë, të luajtur në “Anfield Road”.

Triumfi 1-0 u vulos nga goli i Elliot, që në minutën e 13 të lojës.

Kundërshtari i “The Reds” në turin e katërt të turneut do të jetë Brighton, skuadër që të shtunën e kaluar e mposhti 3-0 në kampionat skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.