Lufta kundër bandave në El Salvador, lirohen 3000 të arrestuar

Publikuar më: 18/1/2023, ora 07:17
hypatia h 42fe3707d025cf572b54f61e3a784e24 h 908cac569837b50ffc15a52184284e36 1079x720

Lufta kundër bandave në El Salvador, lirohen 3000 të arrestuar

Publikuar më: 18/1/2023, ora 07:17

Të paktën 3 mijë persona të arrestuar, sipas politikës kufizuese, kundër bandave të armatosura janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm në El Salvador. Lajmi u konfirmua nga presidenti i vendit, Nayib Bukele.

Lirimi i të arrestuarve vjen pas nisjes së qeverisë në fillim të vitit 2022 të një “lufte” frontale kundër bandave të dhunshme që rrënojnë vendin e Amerikës Qendrore.

Më shumë se 61.000 persona të dyshuar si anëtarë të bandës janë arrestuar. Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur edhe për 30 ditë, deri më 15 shkurt.