“Marrja e porosive të fundit”, Vettel shpërndan foton e vjetër përkrah Michael Schumacher

Publikuar më: 18/1/2023, ora 19:54

“Marrja e porosive të fundit”, Vettel shpërndan foton e vjetër përkrah Michael Schumacher

Publikuar më: 18/1/2023, ora 19:54

Tifozët e Formula 1 kanë mbetur të emocionuar pasi Sebastian Vettel ndau një foto me Michael Schumacher. Katër herë kampioni i botës u tërhoq nga sporti në fund të sezonit të kaluar pas një karriere të bujshme garash që zgjati pothuajse 15 vjet.

Ai e admironte për një kohë të gjatë legjendën gjermane të F1, Schumacher, i cili fitoi shtatë tituj gjatë viteve ’90 dhe 2000. Schumacher u përfshi në një aksident me ski në vitin 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik.

Por Vettel ndau një foto të vjetër të ish-pilotit të Ferrarit, e cila preku shumë fansa të F1. Fotoja në Instagram tregon Michail Schumacher të ulur pranë një të riu, që është pikërisht Vettel, i ulur në një makinë të vogël garash.

Vettel vendosi mbishkrimin në krah të fotografisë:

“Marrja e porosive të fundit (Finalja e Kupës NRW, Kerpen, Gjermani)”.