Momenti kur vrasësi gjakftohtë endet rrugëve me armë gjahu pak minuta para se të vriste 5 persona

Publikuar më: 18/1/2023, ora 19:15

Momenti kur vrasësi gjakftohtë endet rrugëve me armë gjahu pak minuta para se të vriste 5 persona

Publikuar më: 18/1/2023, ora 19:15

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e një vrasësi gjakftohtë, i cili endet rrugëve të qytezës së Playmouth, pak minuta para se të vriste pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë vetëm 3-vjeçare.

Sophie Martyn tre vjeçare, babai i saj, Lee, 43 vjeç, Stephen Washington, 59 vjeç dhe Kate Shepherd, 66 vjeç, vdiqën të gjithë pas sulmit të Jake Davison, i cili u mori jetën atyre në vetëm tetë minuta. 22-vjeçari vrau gjithashtu nënën e tij 51-vjeçare Maxine përpara se të kthente armën kundër vetes.

Davison mund të shihet duke mbajtur në dorë armën e zjarrit, të cilën e posedonte ligjërisht, duke shkuar në drejtim të viktimave “plotësisht të pafajshme”.

Më 12 gusht 2021, Davison qëlloi për herë të parë nënën e tij pas një sherri mes tyre. Ai është parë gjithmonë si një njeri problematik dhe për këtë arsye, Policia i kishte hequr atij të drejtën për të mbajtur armë në vitin 2020, pasi sulmoi dy adoleshentë në një park.

Një hetim penal ishte nisur më parë nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë në njësinë e licencimit të armëve të zjarrit të Policisë së Devon dhe Cornwall.