Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pse Bordi i Transparencës rriti çmimin e karburanteve?

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 21:29 | Ekonomi
Pse Bordi i Transparencës rriti çmimin e karburanteve?

Ndërsa pak muaj më parë, Europa po dridhej nga rreziku i një krize energjetike dhe rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës dhe energjisë në bursa, tani duket se rreziku ka kaluar. Dimri i ngrohtë, por edhe krijimi i rezervave të konsiderueshme të hidrokarbureve nga shtetet europiane kanë bërë që ndikimi i luftës në Ukrainë, reflektuar kryesisht tek furnizimi me gaz, të jetë më i zbehtë.

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se kriza ende nuk ka kaluar, ndërsa rritja e çmimit së fundi ka ardhur si pasojë e rritjes së këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

“Ka bursë për nënproduktet e naftës bruto. Ka bursë për naftën, për benzinën, për gazin. Sa herë që ne mblidhemi i referohemi uljeve apo ngritjeve të këtyre produkteve. Në dy ditët e fundit kei pasur një rritje dhe kjo është reflektuar edhe në vendimin e Bordit. Ne e marrim të përditësuar çmimin nga bursa. Ne aplikojmë të njëjtën formulë që kemi përdorur gjatë gjithë kohës. Kriza nuk ka mbaruar, pasi jemi në momente të pastabilizuara të tregut. Nafta është akoma shumë e shtrenjtë, mbi 1 mijë dollarë për metërkub”, tha Bejtja.

https://a2news.com/2023/01/17/bordi-i-transparences-publikon-cmimet-e-reja-te-karburanteve-8/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu