“Puna nga shtëpia nuk ka funksionuar”

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:14
puna 1136x720

“Puna nga shtëpia nuk ka funksionuar”

Publikuar më: 18/1/2023, ora 11:14

Shefat e Wall Street-it janë shprehur në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se puna nga shtëpia nuk ka funksionuar.

Jane Fraser, shefja e gjigantit bankar Citigroup, tha: “Stafi po vijon punën nga shtëpia, që nga nisja e pandemisë. Ne mund ta shikojmë se kush është produktiv e kush jo. Nëse nuk janë produktivë, ne i kthejmë në zyrë dhe i japim trajnimin e duhur për të rritur produktivitetin”.

Ajo shtoi se është vënë re që bashkëpunimi është më i mirë nëse stafi punon në të njëjtin vend.

Ndërsa Larry Fink, drejtori ekzekutiv i BlackRock, theksoi prerë se “puna nga shtëpia nuk ka funksionuar”.