Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Qyteti ideal” që laget nga ujërat e Adriatikut

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 22:49 | Lifestyle

Malet, kanionet, plazhet dhe lagunat e saj e bëjnë atë një nga peizazhet më të bukura dhe më të larmishme të Italisë, por pak njerëz, duke përfshirë edhe italianët dinë diçka për të.

Ndoshta për shkak të pozicionit gjeografik në kufirin verilindor të Italisë me Slloveninë dhe Austrinë, ndoshta për shkak të një historie pushtimesh, duke përfshirë perandorinë austro-hungareze, ose ndoshta për shkak të shumë gjuhëve të folura nga vendasit, Friuli Venezia Giulia është një zonë gati e “harruar” e Italisë.

Në këtë rajon të Italisë ndodhet edhe qyteti i Palmanovës, ndërtesat e të cilit kanë formën e një ylli me 9 cepa. Legjenda thotë se Leonardo Da Vinci e projektoi atë si një “qytet ideal”.

Luginat e gjelbëruara tërajonit të Friulit janë të rrethuara nga majat alpine të cilat, në ditët e kthjellëta, ofrojnë pamje deri në bregdetin e Adriatikut. Labirinthet e shpellave, grykave dhe kanioneve me ujëvara dhe lumenj me rrjedhje të shpejtë mbulojnë pllajën e madhe gëlqerore karstike në rrëzë të kodrave.

Mrekullitë gjeologjike përfshijnë shpellën nënujore të liqenit Gorgazzo, me ngjyrat e tij të pabesueshme tropikale blu-jeshile. Po kështu, në këtë rajon gjendet edhe Grotta Gigante magjepsëse, ose Shpella Gjigante, një nga shpellat më të mëdha turistike në botë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani