Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Seanca për inceneratorin e Elbasanit, Koka kërkon bashkim të çështjeve

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 12:29 | Kronikë
Seanca për inceneratorin e Elbasanit, Koka kërkon bashkim të

Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë seancës paraprake nëpërmjet mbrojtjes ish-ministri Koka ka kërkuar bashkim të çështjeve.

Kërkesa është bërë pasi ish-ministri është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Fierit.

Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

https://a2news.com/2022/12/12/inceneratori-i-elbasanit-spak-dergon-dosjen-per-gjykim-zbardhen-akuzat-zyrtare-per-koken-bllakon-dhe-te-tjeret/
https://a2news.com/2022/11/10/spak-mbyll-hetimet-per-inceneratorin-e-elbasanit-i-komunikon-akuzat-lefter-kokes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë