Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Anija spiune ruse futet në zonën ekskluzive ekonomike të Amerikës

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 11:55 | Bota

Një anije që besohet të jetë e inteligjencës ruse është futur në zonën ekskluzive ekonomike të Amerikës. Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi se anija po gjurmohet dhe monitorohet në brigjet e Havait, ndërsa agjenci të shumta po diskutojnë strategjitë për të ruajtur paqen detare.

“Javët e fundit, Roja Bregdetare e SHBA-së ka vazhduar të monitorojë një anije ruse, që besohet të jetë një anije e inteligjencës, në brigjet e Ishujve Havai”, tha Roja Bregdetare në një njoftim për shtyp, raporton NYPOST.

"Si pjesë e operacioneve tona të përditshme, ne gjurmojmë të gjitha anijet në zonën e Paqësorit përmes mjeteve sipërfaqësore dhe ajrore dhe aftësive të agjencive të përbashkëta", theksoi komandanti Dave Milne.

Zona në brigjet e Havait, e njohur si zona ekskluzive ekonomike e SHBA-së, është e hapur për kalimin e anijeve ndërkombëtare, ndërsa disa anije ushtarake të huaja qëndrojnë jashtë bregut.

Prania ruse në brigjet e Amerikës së Veriut nuk është e pazakontë, pasi disa anije janë parë gjatë viteve të fundit, përfshirë një anije detare ruse pranë Alaskës shtatorin e kaluar. Një muaj më parë, NORAD zbuloi avionë rusë vëzhgimi që fluturonin në zonën e mbrojtjes së Alaskës.

Marsin e kaluar, presidenti Biden ndaloi anijet me flamur rus të hyjnë në çdo port amerikan pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë