Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohet për një “selfie” me Casemiro-n

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 10:36 | Futboll
Arrestohet për një “selfie” me Casemiro-n

Një tifoz i cili u fut në fushë gjatë ndeshjes së Premier League mes Manchester United dhe Crystal Palace për të bërë një fotografi me mesfushorin Casemiro, është arrestuar.

Tifozi u fut në fushë dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë në “Selhurst Park”, teksa United po udhëhiqte 1-0. Ai vrapoi qetësisht drejt brazilianit dhe nxori celularin për të bërë një “selfie”. Më pas tifozi u largua nga fusha ndërsa Crystal Palace, përmes një njoftimi për mediat, konfirmoi se ai ishte arrestuar nga policia.

Casemiro u vlerësua nga tifozët për sjelljen e tij gjakftohtë me tifozin, por në fushë, braziliani nuk e ruajti dot qetësinë deri në fund, pasi u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të humbasë ndeshjen e rëndësishme në garën për titull kundër Arsenal të dielën.

https://twitter.com/TheSportsman/status/1615991743446482944

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani