Atlético mposht Levanten dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Publikuar më: 19/1/2023, ora 07:16
cb30cb2a19910de9a4e866d89e5fbbb6o2

Atlético mposht Levanten dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Publikuar më: 19/1/2023, ora 07:16

Atletico Madrid është çerekfinalisti i radhës në Kupën e Mbretit në Spanjë. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 2-0 ndaj Levantes në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund.

Në pjesën e parë pati shumë polemika pasi vendasit kaluan në avantazh me Martinez, por arbitri anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Gjithçka u zgjidh në fraksionin e dytë. Fillimisht, ishte Alvaro Morata, që pas një aksioni fantastik, u gjet i lirë në zonë dhe zhbllokoi shifrat. Pas tij, për t’i dhënë siguri skuadrës mendoi Markos Llorente që realizoi në shtesë dhe golin e dytë dhe blindoi kualifikimin më tej.