Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Deri tani s’kemi sulmuar njeri”, Vuçiç: Thoshin se jam një Putin i vogël, që do të nisë luftë

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 17:47 | Ballkani
“Deri tani s’kemi sulmuar njeri”, Vuçiç: Thoshin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pavarësisht kritikave ndaj vendit të tij dhe atij personalisht lidhur me dënimin e luftës në Ukrainës.

“Disa thoshin se Vuçiç është një Putin i vogël. Me sa di, në mediat botërore ka pasur mbi 1000 artikuj ku thuhej se do të nisë luftë kundër fqinjëve. Deri tani nuk kemi sulmuar asnjeri. “Deri tani” është një etiketim cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Është gënjeshtër brutale”, tha Vuçiç gjatë një panel për zgjerimin e horizonteve të BE-së në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.

I pyetur lidhur me qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë dhe asaj që po ndodh Ukrainë, Vuçiç hoqi paralele me Kosovën, edhe pse nuk e përmendi me emër. “Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, sikurse mbështesim atë të Serbisë. Dhe më pas, kur nisim ta diskutojmë, më pyesin: A është Krimea pjesë e Ukrainës, apo Rusisë? Po, është pjesë e Ukrainës? Unë them që po, dhe nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë. Ndryshe nga sa kanë bërë shumë shtete anëtare të BE-së që kanë ndryshuar qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë. Serbia respekton çdo rezolutë të OKB-së, pyetja ime është: Pse disa Fuqi të Mëdha nuk e respektojnë rezolutën 1244 kur vjen puna te integriteti territorial i Serbisë? i kemi votuar të gjitha rezolutat që dënojnë inkursionin e 24 shkurtit, tani na thonë kur do të vendosni sanksione? Ne i kemi vuajtur në kurrzi ato sanksione për 10 vite dhe nuk besoj se kjo do të sjellë rezultate të mira”.

Presidenti serb vlerësoi Komunitetin Politik Europian, por u shpreh pesimist për anëtarësim të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Komuniteti Politik Europian është i rëndësishëm për ne, sepse mund t’i diskutojmë çështje të ndryshme me të gjithë liderët e vendeve europiane. Ishte ide e mirë e Presidentit Macron”, tha ai.

“Nuk jemi aq entuziastë sa kemi qenë, njëlloj siç BE nuk është aq entuziaste për ne sa mendonim. Në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, dhe Malin e Zi, popullariteti i BE-së po bie, për shkak të presionit ndaj nesh për Kosovën, në Maqedoninë e Veriut për identitetin e tyre kombëtar. Duam të kemi një qasje shumë racionale. Ne po ndërmarrim reforma të forta sa i përket çështjeve të drejtësisë për të cilat kemi marrë vlerësime. Por e dimë që nuk do të ndodhë nesër apo pasnesër”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë