Drejtonte makinën me shpejtësi në mes të Bulqizës, përplaset me furrën e bukës

Publikuar më: 19/1/2023, ora 21:39
aksident naten maliq 1280x714

Drejtonte makinën me shpejtësi në mes të Bulqizës, përplaset me furrën e bukës

Publikuar më: 19/1/2023, ora 21:39

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Bulqizës, ku një makinë është ka dalë nga rruga dhe ka hipur mbi trotuar.

Sipas të dhënave, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe është përplasur me murin e një furre buke.

Fatmirësisht, ndonëse në rrugë në momentet e aksidentit kishte të pranishëm shumë njerëz, askush prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.