Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

"Është i dehur, ka gjithë ndeshjen që më ngacmon", Djokovic ankohet te arbitri për tifozin

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 18:05 | Futboll
"Është i dehur, ka gjithë ndeshjen që më

Novak Djokovic u ankua te arbitri i ndeshjes për një nga tifozët e pranishëm në ndeshjen e tenistit serb ndaj francezit Enzo Couacaud, në raundin e dytë të Australian Open.

“Është i dehur, e ka humbur kontrollin fare”, u dëgjua t’i thonte arbitrit fituesi i 21 Grand Slam-eve.

“Ka që në fillim të ndeshjes që më provokon. Nuk ka ardhur këtu për të parë tenis, ka ardhur për të më ngacmuar. A ke ndërmend të bësh diçka për këtë? Nxirre jashtë”, shtoi Djokovic.

Menjëherë pas ankesës, punonjësit e sigurisë nxorën jashtë disa tifozë që kishin veshur bluza me vija të kuqe e të bardha.

https://www.youtube.com/watch?v=Oe9G3npqUYI

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu